Sport Paul Pogba, investimi më i keq i Manchester United?

Paul Pogba, investimi më i keq i Manchester United?

Paul Pogba e ka mbyllur sezonin. 10 minutat e luajtura ndaj Liverpool kanë qenë të fundit për francezin.

“Pas skanimit që bëmë dje apo pardje, doktori më tha se do të duhen katër javë, minimumi, që ai të rikuperohet dhe, duke qenë se ndeshja e fundit është në fund të Majit, nuk mendoj se ka shumë gjasa që ai të jetë në gjendje të luajë përsëri”, tha trajneri Ralph Ragnick.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit në Old Trafford do të skadojë në verë. Dhe Pogba po konsiderohet gjerësisht si investimi më i dështuar i Manchester. Raporti mes shpenzimit të klubit për futbollistin dhe ajo çka lojtari dha, i jep te drejtë të gjithë zërave.

Paul Pogba ka luajtur 226 ndeshje, ka shënuar 39 gola dhe ka dhënë 51 asiste. Klubi ka shpenzuar për të pak më shumë se 214 milionë euro, përfshirë shumën fillestare të blerjes, pagën dhe bonuset. 214 milionë euro për 226 ndeshje janë afërsisht 950 mijë euro për  çdoherë që Pogba ka zbritur në fushë si titullar apo zëvendësues.

Nëse shuma e shpenzuar pjestohet me 39 gola rezulton se Pogba është vlerësuar me afërsisht 5.5 milionë euro për gol.

Por Pogba është mesfushor nga i cili priten aksione dhe pasime. 51 asistet e dhëna prej tij në raport me 241 milionë eurot e shpenzuara janë afërsisht 4.2 milionë euro për çdo pasim të saktë për gol.

2016–2022, më shumë se 35 milionë euro në sezon. Ka ardhur koha që Manchester të heqë qafe një peshë të rëndë.