Extra “Po tallet me mua”! Luizi i tregon Kiarës planin që ka menduar...

“Po tallet me mua”! Luizi i tregon Kiarës planin që ka menduar për të nxjerrë Efin nga BBV

Luizi e do Efin jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Mesa duket ai nuk e sheh më si aleate në këtë lojë dhe e do jashtë shtëpisë. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes, pasi Luizi tani mendon se Efi po e shfrytëzon për lojë dhe po tallet me të. Gjatë një bisede me Kiarën, Luizi i tha që e ka lënë Efin të fitojë terren, por me shumë qetësi do fillojë ta nxjerrë jashtë shtëpisë, duke e futur në nominim veten, bashkë me Efin.

 “Nuk ma mbush mendjen kjo Efi mua. Është duke u munduar me fituar terren. Jam duke i dhënë mundësi të kapet dhe me Dea dhe Kristin. Si mund të rrijë unë duke parë dy veta duke debatuar dhe të mos futem. Dy javë kam ndenjur me qëllim kështu.

Budalla nuk më bën kush. Ta harrojnë. Ajo mendon se mua më ka shfrytëzuar këto dy javë por kur ta kuptojë që do dalë e kundërta do jetë tepër vonë për të. Olta ta thotë në sy, i ka ato këllqe. Kjo nuk i ka. Kjo thotë t’i rri afër dhe në momentin më të parë t’i fus thikën. Në rast zinxhiri mos bëj gabim të shpëtosh Efin.

Ne do rrimë sa do rrimë kështu, po unë do ta nxjerr nga shtëpia. Do ta nxjerr në nominim kokë me kokë me mua. Me Efin do ta filloj me qetësi, Ajo nuk mund të tallë b*thën me mua”, deklaroi ndër të tjera Luizi.