Kryesore Polina, vogëlushja që u vra nga rusët

Polina, vogëlushja që u vra nga rusët

Çdo ditë po rritet numri i civilëve në Ukrainë që humbasin jetën nga lufta që po zhvillon Rusia në territorin ukrainas.

Ministria e Brendshme në Kiev ka bërë të ditur se deri tani janë vrarë 352 civilë.

Sipas ministrisë, të paktën 14 nga viktimat janë fëmijë. Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur më shumë se 1600 persona, nga të cilët 116 janë fëmijë.

Mes tyre është edhe një vajzë e quajtur Polina, e cila u vra në një rrugë në veriperëndim të Kievit.

Ajo dhe prindërit e saj u qëlluan për vdekje nga një grup sabotazhi i rusëve që qëlluan makinën e tyre. Ndërsa vëllai dhe motra e Polinës mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.

Një tjetër vajzë 7-vjeçare u vra gjatë një sulmi në një kopsht fëmijësh, ndërsa 10 anëtarë të komunitetit etnik grek në Ukrainë u vranë pasi fshatrat e tyre u sulmuan.