Politika Lufta në Ukrainë ngjall frikë/ Komentuesi: Pastroni strehimet nëntokësore. Rama: Nuk jemi...

Lufta në Ukrainë ngjall frikë/ Komentuesi: Pastroni strehimet nëntokësore. Rama: Nuk jemi në kohën e xhaxhit

Lufta në Ukrainë ka ngjallur panik në të gjithë botën. Edhe në Shqipëri kjo ndjesi është e dukshme. Në rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama, një komentues i sugjeron shefit të qeverisë, të hapë strehimet nëntokësore, që janë ndërtuar në kohën e komunizmit.

“Hapni urgjente strehimet nëntokësore që ka bërë xhaxhi. Jepu urdhër bashkive t’i pastrojnë. Të paktën të strehojmë fëmijët”, shkruan komentuesi.

Në përgjigje, Rama shkruan se nuk jemi më në kohën e komunizmit, që të mbrohemi në tunele.

“E para, nuk jemi në kohen e xhaxhit, jemi vend i NATO-s që dmth se vendet e NATO-s mbrohen të tëra së bashku edhe nëse një i vetëm sulmohet dhe e dyta, le të mësojmë t’i gëzohemi më shumë lirisë, pavarësisë, demokracisë, Shqipërisë, duke luftuar si njerëz jo duke u zënë si qen për pikëpamjet e ndryshme dhe të punojmë më shumë së bashku, duke e dëgjuar më shumë njëri-tjetrin”, përgjigjet kryeministri Rama.