Kryesore Prokuroria mbyll hetimet për Kacifas: Kreu vetëvrasje

Prokuroria mbyll hetimet për Kacifas: Kreu vetëvrasje

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Kacifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës, vendos të pushojë hetimet.

Kërkesa i është referuar gjykatës së Gjirokastrës nga prokurori Julian Çafka.

Por nga ana tjerër familjarët e viktimës, kërkuan të njihen zyrtarisht me aktet hetimore që përmban dosja, si dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor dhe ekspertimin balistik të armës automatike, që i ndjeri kishte ditën e ngjarjes me vete.

Të dy këto akte hetimore, kanë dalë në përfundimin se Kostandin Kacifas, në datën 28 Tetor 2018, ka kryer vetëvrasje me armën e tij, teksa ndodhej i rrethuar nga forcat policore RENEA, në malin mbi fshatin Bularat.