Politika Protesta e 6 dhjetorit, Meta takim me Berishën në selinë e PD-së

Protesta e 6 dhjetorit, Meta takim me Berishën në selinë e PD-së

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me Petrit Vasilin po zhvillojnë një takim në selinë e Partisë Demokratike me Sali Berishën, i cili shoqërohet nga Flamur Noka.

Takimi i Metës me Berishën vjen vetëm disa ditë para protestes së 6 dhjetorit, ku policia ka njoftuar PD se nuk mund ta zhvillojë protestën para Kryeministrisë ku ishte paralajmëruar se do të mbahej.

Ndërkohë në deklaratat e përsëritura kreu i PD ka theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe se do të mbahet para kryeministrisë, ditë në të cilën pritet të mbërrijnë në Tiranë dhe krerët më të lartë të BE, për të marrë pjesë në samitin me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Më herët, PD refuzoi dhe propozimin e Bashkisë së Tiranës që të vijojnë me planet e protestës së tyre në sheshin “Skënderbej”.

Një ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga demokratët.