Kryesore Meta pas takimit me Berishën: Në datën 6 dhjetor përballë përgjegjësit për...

Meta pas takimit me Berishën: Në datën 6 dhjetor përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli për mediat pasi pati një takim me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha në selinë blu.

Meta u shpreh se në datën 6 dhjetor, populli do të dalë “përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe për minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite të tëra”.

Ilir Meta: Jemi për Shqipërinë europiane, jo për regjim policor.

Pyetje: Për hir të europianëve është vendosur edhe ky perimetri i sigurisë?

Ilir Meta: Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe për minimin e gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë për vite të tëra.

Pyetje: Edhe nëse kjo cënon sigurinë e liderëve europianë do të protestoni aty?

Ilir Meta: Sigurinë e Europës e kërcënon mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në një bazë logjistike të mafias ndërkombëtare për të gjitha llojet e trafiqeve me në krye kokainën. Nuk vjen asnjë problem i sigurisë nga qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që duan një Shqipëri europiane dhe që e duan sot dhe asnjë ditë më vonë.