Kryesore PS mbledh kryesinë, në Kuvend zhvillohet seanca për Komisionet Parlamentare

PS mbledh kryesinë, në Kuvend zhvillohet seanca për Komisionet Parlamentare

SEANCE PARLAMENTARE – Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku po shqyrtohet nen per nen dhe me pas te miratohet buxheti 2014.

Në orë 11:00 starton sërish seanca sot në Kuvendi.

Lajmërohet se në këtë seancë grupet parlamentare do të dorëzojnë zyrtarisht emrat dhe përbërjet e Komisioneve Parlamentare dhe organeve drejtuese të Kuvendit, të cilat PD dhe LSI i zgjodhën dje.

Gjithashtu bëhet me dije se Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë para seancë së Kuvendit rreth orës 9:00, për të përcaktuar emrat që do të drejtojnë 5 komisionet parlamentare si dhe ndarjen e deputetëve nëpër komisione.

Partia Demokratike do të drejtojë 2 nga komisionet parlamentare teksa një i ka lënë Lëvizjes Socialiste për Integrim, kryesimin e Komisionit të Shëndetësisë me propozim si kryetar, Petrit Vasilin.

Gjithashtu emrat e propozuar nga PD për kryetar të komisionit të Medias është Albana Vokshin dhe Genc Pollon si kryetar të komisionit të Integrimit.

Rendi i ditës në Kuvend

  1. Njoftime (Nenet 7, 13, 14, 44, pika 3 e Rregullores)
  2. Projektvendim “Për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve, Byrosë dhepërbërjen e Sekretariateve të Kuvendit” (Nenet 8, 9, 10 dhe 10/1Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)Koha e votimit·
  3. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershmetë Kuvendit” (Nenet 21, 22 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)Koha e votimit·
  4. Projektvendim për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar tëprojektvendimit “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit nr. 166,datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit tëRepublikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (Neni 28 i Rregullores, votim me

    shumicë të thjeshtë)