Politika Pse vendosni gjoba për maskat kur falët të parat? Rama jep shpjegimin

Pse vendosni gjoba për maskat kur falët të parat? Rama jep shpjegimin

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish thirrjen për mbajtjen e maskave.

I pyetur nga TV Klan se përse qeveria vendos të bëjë maskën me detyrim në një kohë kur fali të gjitha gjobat e pandemisë, Rama tha se nuk është çështja për ndëshkimin e qytetarëve.

Sipas tij mbajtja e maskës në ambiente të hapura bëhet vetëm për të shmangur një mbyllje të dytë.

“Sa i përket maskave, do të jetë e detyrueshme për të gjithë. Nuk është gjoba motivi se pse njerëzit duhet të mbajnë maskat, motivi kryesor që duhet ta mbajnë jashtë, nga unë i pari, është që të shmangim larg qoftë një mbyllje tjetër.

Do të ishte shumë e rëndë. Se kuptoj se cila mendje mund të thotë e për këtë bezdi, s’diskutohet, që të rriskosh një goditje si mbyllja e detyruar. S’është çështja tek gjoba fare. Kështu them unë”, u shpreh kreu i qeverisë.