Politika Rama feston ditëlindjen në krah të nënës, publikon foton me dedikimin e...

Rama feston ditëlindjen në krah të nënës, publikon foton me dedikimin e veçantë

Kryeministri i vendit Edi Rama, feston sot 56 vjetorin. Në këtë ditë të rëndësishme për të dhe familjen e tij, ai ka zgjedhur që në rrjetet sociale të publikojë një foto në krah të nënës së tij.

“Me gruan që më dha jetën”, është kjo diçitura që ka zgjedhur të shoqërojë këtë postim.

Rastet kur Rama publikon foto me familjarët janë të rralla, por në ditën e tij të lindjes ka zgjedhur që t’i kushtojë këtë dedikim të ëmës.