Politika Rama mbledh grupin e PS: Amnistia Penale të enjten në Kuvend, por...

Rama mbledh grupin e PS: Amnistia Penale të enjten në Kuvend, por vetëm nëse ka vota të sigurta dhe nga PD

Mbledhja e grupit parlamentar të PS në drejtimin e Edi Ramës ka përfunduar. Burime brenda grupit bëjnë me dije se kryesocialisti ka dhënë udhëzimet për deputetët për sa i përket organizimit dhe zgjedhjet në parti.

Gjithashtu është diskutuar për amnistinë penale që të futet në rendin e ditës në seancën e së enjtes, por duke e nënvizuar vetëm nëse do të kenë të sigurta edhe votat e PD. Nga ana tjetër ka qenë kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi ai që ka shpjeguar për deputetët socialistë marrëveshjen me PD-në dje vendimet e konferencës së kryetarëve.

Rama është larguar më herët nga mbledhja e grupit ku prej disa minutash është në takim me kryparlamentare Lindita Nikolla. Këtij takimi, i është bashkuar dhe Çuçi.