Kryesore Rama me dokument: Voltana Ademi nxjerr punonjësit e bashkisë të shtunë e...

Rama me dokument: Voltana Ademi nxjerr punonjësit e bashkisë të shtunë e të diel në punë

Kryeministri Edi Rama publikoi një dokument që mban firmën e Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ka urdhëruar të gjithë punonjësit që ka bashkia e kryeqëndrës së veriut, që të jenë në punë këtë shtunë dhe të dielë, një ditë para dhe në ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Rama I shkuan Bashës që të sqarojë nëse është dora e tij e fshehur, apo këtë e ka bërë vetë zonja Ademi.

“Dhe meqë jemi te dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!”, shkruan Rama në “Twitter”.