Politika Rama nis nesër nga Shkodra turin e falënderimeve

Rama nis nesër nga Shkodra turin e falënderimeve

Pas fitores së zgjedhjeve lokale, Edi Rama do të nisë një tur falenderimesh nëpër bashkitë qendër qarku. Ai e paralajmëroi këtë nismë gjatë daljes për media në fillim të kësaj jave kur komentoi rezultatin e zgjedhjeve.

Mësohet se Rama do ta nisë këtë tur nga Shkodra, bashki që socialistët e fituan për herë të parë në këto 32 vite me Benet Becin. Mësohet se takimi do të mbahet në orën 16:00.

Rama pritet të ketë me vete edhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar.