Kryesore Rama reagon për “ofertën” ndaj Bashës: Lulin nuk e bëj dot kryeministër

Rama reagon për “ofertën” ndaj Bashës: Lulin nuk e bëj dot kryeministër

Pas deklaratave të kreut të PD, Lulzim Basha, se Edi Rama i ka propozuar që ta bëjë kryeministër, dhe ai vetë të bëhet president, shefi i qeverisë reagoi përmes një postimi në Twitter. Duke përdorur ironinë, Rama thotë se nuk e bën dot Bashën kryeministër, pasi këtë e vendos populli.

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat, e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!”, tha Rama.

“Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!”, përfundon Rama.