Sport Rinovimi që po mungon, Juventus dhe PSG në dritare për Sergio Ramos

Rinovimi që po mungon, Juventus dhe PSG në dritare për Sergio Ramos

Real Madrid dhe Sergio Ramos rrezikojnë t’i thonë lamtumirë njëri-tjetrit.

Sipas El Chiringuito TV, qendërmbrojtësi i Merengues nuk ka marrë asnjë telefonatë nga klubi për rinovimin e kontratës dhe mund të mendojë të largohet nga Madridi në fundin e sezonit.

Kontrata e Ramos skadon në qershorin e 2021-shit dhe, në rast se nuk do të rinovohet, spanjolli mund të vendosë të gjejë një skuadër të re.

Në Spanjë janë të bindur se Juventus dhe Paris Saint-Germain janë dy alternativat më të vlefshme.

Rroga e lartë e kapitenit të Los Blancos mund të jetë një nga arsyet pse pronari Perez mund të vendosë t’i thotë lamtumirë një nga flamujve më të rëndësishëm të historisë së klubit.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Sergio Ramos pret Real Madridin, por po shikon edhe përreth…