Kuriozitete Roboti i NASA-s identifikon shkëmbinjtë më të vjetër në Mars

Roboti i NASA-s identifikon shkëmbinjtë më të vjetër në Mars

Perseverance, roboti i NASA-s në Mars ka identifikuar shkëmbinjtë më të vjetër në kraterin ku ka zbarkuar. Shkëmbinjtë janë me origjinë vullkanike, me gjasë rezultat i ndonjë rrjedhjeje llave të lashtë.

Pajisja hapësinore u vendos në kraterin Jezero në Shkurt të këtij viti. Ky vend u zgjodh për shkak të imazheve satelitore ku dukej një deltë. Kjo ngjante si një strukturë e krijuar nga llumi dhe rëra që depozitohen nga një lumë i cili hyn në një hapësirë më të gjerë ujore, si një liqen.

Pikërisht në këtë vend, gjeologjia është e tillë që mund të ketë të dhëna për të shkuarën e gjallë mikrobiale të Marsit miliarda vite më parë. Persevarance nuk u ul në këtë deltë, por në terrenin përreth, në bazën e kraterit.

Kjo është një pikë kyçe e misionit sepse kur mostrat e këtyre gurëve të vijnë në Tokë dekadën tjetër, mund të datohen.