Kulturë Rolling Stone festojnë 60-vjetorin me një turne europian

Rolling Stone festojnë 60-vjetorin me një turne europian

Grupi do të performojë në Britani, Gjermani, Milano dhe do të mbyllet në Nëntor në Amerikën e Veriut

The Rolling Stones do të nisin një tur europian këtë verë duke performuar në stadiume të mëdha për të shënuar 60-vjetorin e tyre si grup.

I quajtur “SIXTY”, turneu me 14 shfaqje do të nisë në Madrid më 1 Qershor dhe do të udhëtojë në 10 vende në total, duke përfshirë Britaninë. Grupi do të performojë në stadiumin Anfield në Liverpool, shfaqja e parë në qytetin britanik për më shumë se 50 vjet si dhe me dy koncerte në Hyde Park të Londrës.

Mick Jagger 78 vjeç dhe kitaristët Keith Richards 78 vjeç dhe Ronnie Wood 74 vjeç, do të bashkohen me bateristin Steve Jordan për turneun. Bateristi i The Stones, Charlie Watts, i cili iu bashkua grupit në vitin 1963, vdiq vitin e kaluar në moshën 80-vjeçare.

The Stones do ta vazhdojnë turneun në Mynih, Bern, Milano, Bruksel, Vjenë, Paris dhe Stokholm do ta përfundojnë në pjesën tjetër të Amerikës së Veriut në Nëntor. “Satisfaction” dhe “Paint It Black” do të jenë këngët nga katalogu i tyre i madh i muzikës.