Sport Ronaldo eliminohet për të tretën herë radhazi në të 1/8 e Champions,...

Ronaldo eliminohet për të tretën herë radhazi në të 1/8 e Champions, Atletico në çerekfinale

Manchester United dhe Ajax janë eliminuar nga Champions League, ndërsa Atletico Madrid dhe Benfica kanë arritur të sigurojnë një biletë për çerekfinalet e këtij kompeticioni.

“Djajtë e Kuq” u mposhtën 0-1 në “Old Trafford” me gol të shënuar nga Renan Lodi në minutën e 41, ndërsa ndeshja e parë në Spanjë kishte përfunduar 1-1.

Për t’u theksuar fakti që Cristiano Ronaldo, pas Juventusit, eliminohet për të tretën herë radhazi në të 1/8 e Champions.

Ndërkohë, edhe Ajax gaboi përballë tifozëve të saj teksa u mposht me të njëjtin rezultat nga Benfica, ndërsa takimi i parë në Portugali ishte mbyllur në barazim 2-2.

Mbrëmjen e së mërkurës do të luhen edhe dy takimet e tjera të kësaj faze, Juventus-Villarreal dhe Lille-Chelsea.