Kryesore Rritja e çmimeve, Meta rendit shembujt nga rajoni: Vetëm qeveria shqiptare nuk...

Rritja e çmimeve, Meta rendit shembujt nga rajoni: Vetëm qeveria shqiptare nuk ndërhyn

Presidenti Ilir Meta kritikoi sërish sot qeverinë për faktin se nuk ka marrë asnjë masë për uljen e çmimit të karburanteve dhe për mungesën e miratimit të një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

Duke renditur masat që kanë marrë vendet e rajonit, presidenti thotë se vetëm Shqipëria ka ndërmarrë “zero” nisma.

“Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300–400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.

Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.

Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.

Kroacia heq akcizën e naftës.

Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:

Për uljen e çmimit të karburanteve;

Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI”, shkruan Meta në Facebook.