Bota Rritje e radioaktivitetit në Evropën Veriore, ja për çfarë dyshojnë holandezët

Rritje e radioaktivitetit në Evropën Veriore, ja për çfarë dyshojnë holandezët

Autoritetet nordike thanë që ata kishin regjistruar një nivel të rritur të radioaktivitetit në Evropën veriore këtë muaj, ndërsa zyrtarët holandezë thanë se burimi mund të ishte në Rusinë perëndimore dhe mund të nënkuptojë “dëmtimin e karburantit të termocentraleve”.

Por agjensia e lajmeve russ Tass citoi një zëdhënës të korporatës bërthamore shtetërore Rosenergoatom të thoshte se dy termocentrale bërthamore në Rusinë veriperëndimore nuk kishin raportuar ndonjë problem, raportoi AP.

Termocentralet Leningrad dhe Kola, një afër Shën Petersburgut dhe tjetri afër Murmanskut, po funksionojnë normalisht, dhe niveli i rrezatimit është brenda intervalit të planifikuar”, njoftoi Tass.

Autoritetet norvegjeze, suedeze dhe finlandeze të ngarkuar me monitorimin e rrezatimit dhe sigurinë bërthamore thanë se ata kishin regjistruar sasi të vogla të izotopeve radioaktive të padëmshme për njerëzit dhe mjedisin në pjesë të Finlandës, Skandinavisë jugore dhe Arktikut. Agjensia suedeze e Sigurisë së Rrezatimit deklaroi se “nuk është e mundur të konfirmohet se cili është shkaku i rritjes së nivelit” të radioaktivitetit, as nga ku kanë ardhur retë që përmbajnë izotopë.

As agjensitë finlandeze dhe norvegjeze nuk kanë spekuluar në burimin e rrezatimit.

Vetëm Instituti Kombëtar Hollandez i Shëndetit Publik dhe Mjedisit paraqiti analizën e tij që izotopet vinin nga Rusia.