Bota Rusia premton hakmarrje për vrasjen e vajzës së “Rasputinit” të Putin

Rusia premton hakmarrje për vrasjen e vajzës së “Rasputinit” të Putin

usia reagoi ashpër për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën vajza e “Rasputinit” të Putin, duke u shprehur se Aleksandër Dugin dhe e bija kishin marrë kërcënime me vdekje nga nacionalistët ukrainas, përpara se t’i bëhej atentat me bombë në mes të Moskës.

Për këtë arsye, shumë drejtues të lartë pranë Putin, kërkuan hakmarrje për këtë atentat për të cilin akuzojnë se fshihet Kievi.

Ultranacionalisti dhe fashisti Alexander Dugin, i cili ka fantazi për rindërtimin e një perandorie të re nga Europa në Azi, u dërgua në spital pasi vajza e tij 35-vjeçare Dariya Dugina, u vra në sulmin me bombë ku mendohet se ishte ai objektiv.

Ai ishte duke udhëtuar në një autostradë pranë fshatit Bolshiye Vyazyomy, në rrethinat e kryeqytetit, por vendosi të përdorte një makinë tjetër, duke shmangur vdekje vetëm me fat.

Hetuesi konfirmuan se poshtë makinës Toyota Land Cruiser që drejtonte Dariya Dugina ishte vendosur një sasi e madhe lënde shpërthyese.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mohoi përfshirjen e Ukrainës në këtë ngjarje të rëndë, duke shtuar se vendi i tij nuk është një shtet kriminal si Rusia.