Aktualitet Shehu: Rastet me koronavirus në Shqipëri, shumë më përpara rastit të shtetases...

Shehu: Rastet me koronavirus në Shqipëri, shumë më përpara rastit të shtetases amerikane (VIDEO)

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, thotë se në Shqipëri ka pasur raste të koronavirusit shumë më përpara 8 marsit, kur u zyrtarizuan dy të prekurit e parë.

Në një intervistë në Skype për Nertil Agalliun në emisionin “Në Fokus”, në TvT, Shehu tha se pavarësisht se nuk është bërë publike nga autoritetet shëndetësore, raste koronavirusit ka pasur edhe para se ministri turk të njoftonte në Tuiter se një shtetase amerikane e prekur nga epidemia kishte udhëtuar tranzit nga Tiranë në Stamboll, për të vijuar më pas drejt SHBA-ve.

“Mund të them se rastet janë goxha më përpara qytetares amerikane. Komunikimi që ne kemi pasur me Italinë dhe Greqinë e bën të paevitueshme një gjë të tillë. Kjo qeveri e mori me shumë mendjelehtësi. Alarmin ne e kemi dhënë që nga mesi i janarit”, tha ai.