Kryesore Shkencëtarët kundër imunitetit të tufës: Pse nuk do ta ndalojë virusin

Shkencëtarët kundër imunitetit të tufës: Pse nuk do ta ndalojë virusin

Letër e hapur në Lancet: Qasja për të arritur imunitetin e tufës, është një gabim i rrezikshëm dhe i kushtueshëm në jetë njerëzore, por i dëmshëm edhe për ekonominë

Ideja e ndalimit të virusit duke arritur imunitetin e tufës është një gabim i rrezikshëm dhe i pabazuar në ndonjë provë shkencore. Të mbash nën kontroll virusin – duke vendosur rregulla që duhen respektuar – është mënyra më e mirë për të mbrojtur shoqërinë dhe ekonominë deri në ardhjen e terapive dhe vaksinave efikase për të shmangur karantina të reja.

Është zëri unanim i 80 shkencëtarëve nga e gjithë bota, me kompetenca të ndryshme shkencore, mes tyre epidemiologë, pediatër, virologë, psikologë, që kanë hartuar një letër të hapur ‘John Snow Memorandum’, të publikuar në prestigjiozen The Lancet; letra do të prezantohet edhe në “World Congress on Public Health programme 2020”.

Qasja për të arritur imunitetin e tufës, shkruajnë, është mashtrues dhe i kushtueshëm përsa i përket jetëve njerëzore, por edhe ekonomisë, dhe nuk do ta ndalonte megjithatë virusin, që do të rikthehej shumë herë me vale të reja të njëpasnjëshme, edhe sepse shumë prova tregojnë tashmë që imuniteti post-infeksion i SARS-CoV-2 zgjat vetëm pak muaj dhe më pas zhduket, dhe rreziku i riinfeksionit nuk është i vogël. Nevojiten me urgjencë “masa efikase për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe t’iu bashkëngjiten programe sociale dhe ekonomike për të ndihmuar më të dobëtit, si edhe për të luftuar pabarazitë e amplifikuara nga pandemia”, shkruajnë shkencëtarët./American Eye