Urani dhe Neptuni, dy planetët më të jashtëm të sistemit tonë diellor, janë të ftohtë, një përzierje mes akullit e gazit që ngjasojnë në përbërje kimike.
As masa e tyre nuk është shumë e ndryshme. Urani ka masë 15 herë më të madhe se sa Toka, ndërsa Neptuni 17. Përmasat e tyre janë 4 herë më të mëdha se të planetit tonë, vetëm se Urani është disi më i madh.
Por me gjithë këto ngjashmëri, ajo që habit më shumë shkencëtarët është ndryshimi i tyre në ngjyrë. Urani është në të kaltër të zbehtë, kurse Neptuni në nuanca më të thella. Ky i fundit karakterizohet edhe nga erërat më të fuqishme në sistemin diellor, stuhi masive dhe një njollë të errët, të mistershme.
Por me anë të studimeve me teleskopin Gemini North në Hauai, mundi të zbërthehej edhe enigma e ndryshimit të tyre të ngjyrës.
Atmosfera e tyre përmban metan, i cili përthith ngjyrën e kuqe që vjen nga Dielli. Urani ka një shtresë të mesme gazi metani, dy herë më të trashë se Neptuni dhe kjo e bën të duket më i zbehtë.
Kjo shtresë përmban edhe copëza ku metani i akullt kondensohet dhe shndërrohet në borë. Por atmosfera e Neptunit është më aktive, bën që shtresa e mjegullës të reduktohet për shkak të borës së metanit dhe kjo bën që ngjyra e tij e thellë blu të jetë më e fortë.