Aktualitet Shqiptari arrestohet për vrasjen e mësueses në Angli, fqinjët: Është një njeri...

Shqiptari arrestohet për vrasjen e mësueses në Angli, fqinjët: Është një njeri i qetë, fqinjët: Është një njeri i qetë

Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë në Angli, pasi dyshohet se është autori i vrasjes së mësueses, Sabina Nessa. Mësohet se shqiptari punonte si shpërndarës picash për kompaninë Domino.

I identifikuar me emrin Koci Selamaj, 36-vjeçari u arrestua gjatë një bastisje që u bë sot në mëngjes në banesën e tij në Eastbourne, East Sussex.

Daily Mail shkruan se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe dy persona të tjerë, por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Por edhe pse shqiptari tashmë do të akuzohet për vrasje nga fqinjët njihej si një njeri shumë i qetë. “Është një person shumë i qetë. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, tha një fqinj i tij.

“Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, ka thënë një tjetër banor në lagjen ku ai banonte.

Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë.