Kulturë Shuhet Gigi Proietti, aktori ndërron jetë në ditën kur do të mbushte...

Shuhet Gigi Proietti, aktori ndërron jetë në ditën kur do të mbushte 80 vjeç

Ndërron jetën në ditën kur do të mbushte 80 vjeç aktori i njohur italian, Gigi Proietti.

Proietti ishte shtruar në terapi intensive në një klinikë të Romës për probleme kardiake dhe jo për shkaqe të lidhura me koronavirusin.

Mjeshtër i kinemasë, teatrit dhe televizionit, në 50 vite karrierë, Proietti regjistron dhjetëra role në filma, madje në disa prej tyre ka qenë dhe regjisor. Edhe pse jo të gjithë e mbajnë mend, Proietti ka dhe 10 albume muzikore si solist dhe ka drejtuar 8 opera lirike.

Në vitin 2010, Gigi Proietti ishte shtruar në spital për probleme me takikardinë.