Extra Si do ta kalonte Rita Ora ditën nëse s’do ishte e famshme?

Si do ta kalonte Rita Ora ditën nëse s’do ishte e famshme?

Rita Ora është shumë e famshme për të dalë nëpër kafenetë e Londrës. Ylli 29-vjeçar, e pyetur se si do ta kalonte ditën nëse do të ishte e panjohur tha se do të shëtiste rrugëve dhe do të vizitonte kafene të lezetshme. Pse kjo dëshirë? Sepse aktualisht Rita, s’e bën dot.

“Do të dukem e mërzitshme, por do të them diçka shumë të thjeshtë. Do të bëja pazar gjithë ditën me mamin dhe motrën. Do të merrja kafe dhe ëmbëlsira nëpër kafene të vockla dhe do të bridhja rrugëve. Ka kaluar shumë kohë që nuk e bëj këtë dhe s’mendoj dot për gjë tjetër më të mirë”.

Duke kujtuar që në venat e saj rrjedh gjak shqiptari, kuptohet dëshira e brendshme për ta kaluar gjithë ditën në kafe.

Aktualisht, Rita është një prej pjesëtareve të panelit në programin “The Masked Singer”, në të cilin paneli duhet të gjejë identitetin e yjeve që këndojnë vetëm përmes mënyrës së këndimit.