Aktualitet Si parashikohet moti në fundjavë

Si parashikohet moti në fundjavë

Një fundjavë me diell dhe e ngrohtë parashikohet të jetë fundjava. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani, në një lidhje për Klan News, tha se temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë Celsius.

Sipas saj, fundjava do të jetë e kthjellët dhe e ngrohtë.

“Gjatë orëve të mesditës duke qenë se do të kemi më shumë diell jo vetëm sot por edhe gjatë fundjavës. Presim të kemi rritje, duke bërë që termometri të ngjitet edhe në 23 apo në ndonjë zonë të veçantë 24 gradë Celsius. Kështu që mesdita paraqitet e ngrohtë. Sa i përket kushteve atmosferike, sot edhe nesër do të mbetemi në mbizotërimin e motit të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Përjashtim bën vetëm zona juglindore, ku herë pas here gjatë orëve të pasdites do të ketë kalim vranësirash duke sjellë ndonjë shi të izoluar dhe të papërfillshëm në sasi shumë të pakët, ndërsa dita e diel mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Kështu që një fundjavë e kthjellët, por e ngrohtë gjatë orëve të mesditës”, u shpreh Bani.