Politika Sokol Sadushi zgjidhet zv/kryetar i Gjykatës së Lartë

Sokol Sadushi zgjidhet zv/kryetar i Gjykatës së Lartë

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë zhvilluar procedurën për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate. Në përfundim është zgjedhur me unanimitet me 7 vota në këtë pozicion Sokol Sadushi.

Ai ka një përvojë profesionale 13-vjeçare si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.  Sipas ligjit ai gëzon edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Për afro 6 vjet ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, funksion i cili, sipas barazohet me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe “njihet si periudhë vjetërsie në punë, si gjyqtar, për efekt të kërkesave të karrierës profesionale”.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë pas largimit të Ardian Dvoranit, Sadushi do të ushtrojë edhe kompetencat kryetarit.