Bota Televizionet ruse: Amerika është në kaos, nuk mund ti japë dot leksione...

Televizionet ruse: Amerika është në kaos, nuk mund ti japë dot leksione botës

Për televizionin rus, pyetja kryesore nuk është kush është kandidati më i mirë, qoftë për SHBA-në apo Rusinë.

Mesazhi kryesor i medias së Kremlinit për njerëzit e Rusisë është se Amerika është në kaos, se demokracia e saj po dështon dhe më e rëndësishmja se ky vend nuk është në gjendje të mësojë të tjerët se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.

Këtë mëngjes, kanali televiziv me lajme shtetërore Rossiya 24 ka transmetuar video të gjata pa komente të njerëzve që ulërasin dhe luftojnë në rrugë. Zgjedhjet në SHBA janë “çmenduri”, thuhet në to.

NTV, një nga stacionet televizive më të shikuara të Rusisë, gjithashtu foli për “trazirat që priten”.

Megjithatë, televizioni pro-Kremlinit i ka bërë të qarta preferencat e tij: Donald Trumpit i jepet një mbulim jokritik dhe portretizohet si një David që lufton Goliathin e një institucioni armiqësor dhe paragjykimin e medias.

Ndërsa, akuzat për korrupsion dhe sjellje të pahijshme seksuale ndaj djalit të Joe Biden, Hunter, raportohen vazhdimisht dhe thuhet se kanë të bëjnë me babanë e tij.