Kryesore Nën ethet e numërimit të votave, Nevada merr vendimin e papritur

Nën ethet e numërimit të votave, Nevada merr vendimin e papritur

Vullneti i amerikanëve nëse duan Donald Trump apo Joe Biden në krye të shtetit me shumë mundësi do të marrë përgjigje në fund të javës. Edhe pse zgjedhjet janë zhvilluar pa probleme, duket se ka vonesa tek numërimi i votave.

Kjo pasi kanë qenë 100 milionë persona që kanë votuar nëpërmjet postës, ndryshe nga çdo zgjedhje tjetër. Së fundmi është Nevada që ka marrë një vendim të papritur. Në këtë shtet është ndaluar numërimi i votave deri të enjten në mëngjes.

Kështu që nuk do të dihet se çfarë do të bëhet deri atje. Fundi i kësaj jave do të jetë shumë i rëndësishëm për të vendosur fituesin”, tha një gazetar i Fox News.

Në një postim në Twitter, zyrtarë të Nevadës për zgjedhjet thanë se deri më tani janë numëruar votat e parakohshme, votat në ditën e zgjedhjeve dhe votat me postë të ardhura më 2 Nëntor.

Ky shtet ka vetëm 6 vota elektorale, por në fund mund të vendosin fituesin. Aktualisht sipas projeksioneve të CNN kryeson Joe Biden me 49.3% të votave, ndërsa Donald Trump ka vetëm 48.7%.

Edhe shtete si Pennsylvania, Nevada, Michigan e Georgia patën pezulluar gjatë natës numërimin, por çdo gjë rinisi në orët e para të mëngjesit.