Aktualitet Tërmeti gjatë natës, goditje të reja apo paslëkundjet e 26 nëntorit? Flet...

Tërmeti gjatë natës, goditje të reja apo paslëkundjet e 26 nëntorit? Flet sizmologu

Mbrëmë gjatë natës janë shënuar disa lëkundje sizmologjike, ndërsa më i forti ka qenë me magnitudë 3.6. Epiqendra e tij ka qenë në veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 10 kilometrash, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë.

Sizmiologu Llambro Duni ka sqaruar për ‘News 24’ se nuk kemi të bëjmë me goditje të reja, por janë vijimi i paslëkundjeve të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

“E kemi thënë edhe më herët se paslëkundjet e tërmeteve si ai i 26 nëntorit vazhdojnë për disa muaj. Nuk ka vend për panik”, u shpreh sizmologu.

Ndërkohë në Turqinë lindore u shënua një tërmet i fuqishëm ditën e premte, me magnitudë 6.8, dhe la pas shumë viktima, si dhe shkatërroi shumë ndërtesa.