Politika “This Barbie is the president”, fjalimi i Vjosa Osmanit bëhet viral

“This Barbie is the president”, fjalimi i Vjosa Osmanit bëhet viral

“This Barbie is the president” (“Kjo Barbie është presidente”) përmbylli fjalimin e saj me gazetarët presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe menjëherë u bë virale në internet, veçanërisht në X (ish-Twitter).

Vjosa zgjodhi pikërisht këtë fjali nga filmi “Barbie”, nisur edhe nga veshja e saj me një kostum rozë.

Në filmin “Barbie”, të gjitha personazhet Barbie kanë nga një profesion të caktuar që prezantohet me fjalinë: “This Barbie is…”.

Presidentja publikoi disa foto në X (Twitter), ku shkroi se këtë vit sfidues, gazetaret e Kosovës, shumë prej tyre vajza dhe gra, kanë treguar guxim dhe përkushtim. Vjosa u zotua se do të garantojnë lirinë e medias dhe të shprehjes.

Mbyllja e fjalimit të saj është komentuar goxha nëpër rrjetet sociale. Disa nga reagimet: