Sport Tirana mund Flamurtarin dhe ngjitet në vendin e katërt

Tirana mund Flamurtarin dhe ngjitet në vendin e katërt

Tirana ka fituar me vështirësi ndaj Flamurtarit në ndeshjen e fundit të javës së 16 të Kategorisë Superiore dhe e sheh veten në vendin e katërt të renditjes, me 25 pikë.

Bardheblutë mposhtën 2-0 ekipin vlonjat me golat që u shënuan në pjesën e dytë nga Batha (me 11-metërsh) dhe Torassa.

Bardheblutë e shohin veten me pikë të barabarta me Laçin, Partizanin dhe Teutën, ndërkohë që klasifikimin e kryeson Kukësi me 30 pikë, i ndjekur nga Bylis me 27 pikë.