Bota Tjetër rritje rastesh me Covid në Itali, rritet dhe numri i viktimave

Tjetër rritje rastesh me Covid në Itali, rritet dhe numri i viktimave

Një tjetër ditë e keqe është regjistruar në Itali për sa i përket të infektuarve të rinj nga virusi i ri Sars Covid-2.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1367 persona të tjerë të infektuar me koronavirus, gati dyfishi i një dite më parë. Po ashtu 13 pacientë e kanë humbur betejën me virus.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se rritja e rasteve të reja ka ardhur dhe si pasojë e shtimit të testimeve pasi 93 mijë persona të dyshuar i janë nënshtruar tamponit.

Që nga nisja e pandemisë Italia regjistron 35 485 viktima dhe mbi 262 mijë të infektuar.