Extra Tradhti ndaj Borës? Detaji që Igli kapi tek Donaldi: Kafshoi dorën dhe...

Tradhti ndaj Borës? Detaji që Igli kapi tek Donaldi: Kafshoi dorën dhe duroi

Sot ka qenë i ftuar në “Ftesë në 5” në Top Channel, ish-konkurrenti Igli Zarka, i cili doli nga shtëpia për shkak të problemeve shëndetësore. Megjithëse, ai qëndroi shumë pak në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”, ai ka krijuar disa kontakte aty dhe është lidhur më shumë me Donaldin.

Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi:

“E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë.”

Ndërsa lidhur me trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix, aktori dhe pedagogu Igli Zarka tha se ai nuk sheh asnjë trekëndësh, pasi “Donaldi e ka thënë mbi 15 herë që është vetëm. Shoh një Donald shumë të qartë”.

Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie.

Igli përmendi një detaj, që e komenton sipas tij, si një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.