Aktualitet U përplas nga një automjet, humb jetën 20-vjeçari në Durrës

U përplas nga një automjet, humb jetën 20-vjeçari në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së premtes në segmentin rrugor Shënavlash-Sektor Rina.

Bëhet e ditur se një automjet që drejtohej nga një 33-vjeçar ka përplasur një të ri që po kalonte rrugën.

Për pasojë, 20-vjeçari D. N., ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës.