Aktualitet Veliaj fut në “karantinë” Tiranën: Shmangni varrimet dhe martesat. Gjoba abuzuesve me...

Veliaj fut në “karantinë” Tiranën: Shmangni varrimet dhe martesat. Gjoba abuzuesve me çmimet

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka mbledhur Komitetin e Emergjencave Civile për të shpallur masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai deklaroi se ka nisur dezinfektimi i rrugëve dhe u autobusëve, të linjave urbane që operojnë në Tiranë.

Ecni në këmbë

“Duhet të keni parasysh se virusi nuk përhapet nga rruga, apo nga autobusët, por nga kontakti i njerëzve me njerëzit. Prandaj duhet të shmangni, sepse në një autobus mund të hipin mbi 50 veta. Prandaj rekomandojmë që të ecni në këmbë”, theksoi Veliaj.

Gjithashtu ai bëri të ditur se bashkia do t’i anulojë aktivitetet publike e parashikuara për 14 mars ditën e Verës, duke theksuar se do të ketë zbukurime nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit. Një ndër vendimet si masa parandaluese shtesë janë mbyllja e qendrave sociale që i jepen njerëzve në moshën madhore për t’u trajtuar me ushqim falas. Ai propozoi se për këto shtresa t’u shpërndahen ushqimet në ato banesa ku jetojnë. Sot mësohet se kanë kryer dezinfektime në shkolla dhe çerdhe që u zmbrapsën pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për t’i mbyllur ato deri më 23 mars.

“Por u bëj thirrje shqiptarëve që të shikojnë punën e vet, të marrin masa. U kërkoj drejtoreshave të konvikteve që këto zona duhet të jenë të zbrazura deri në 3 prill. Deri sa nuk ka universitet, nuk ka asnjë arsye që të vazhdojmë të jemi të grumbulluar në këto ambiente. Tirana është shtëpia e tyre e të ardhmes, por jo shtëpia e tyre e këtij momenti. Duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës, sapo të shpallet një datë për rihapjen e tyre”, tha Veliaj. Tirana deri më 3 prill nuk do të kenë asnjë aktivitet kulturor.

Një tjetër kërkesë e kryebashkiakut Veliaj ishte që qytetarët të kenë kujdes në ceremonitë që kemi si traditë ne ato martesore apo në të varrimit, duke shmangur prezencën e shumtë të njerëzve, apo dhe shtrëngimin e duarve mes njëri-tjetrit, apo që njerëzit të mos mblidhen në turma apo të shkelin barrierat që janë ngritur në spitalin Infektiv.

Mos jepni duart në funerale

“Ka disa shërbime që kontrollohen nga Bashkia e Tiranës, siç janë ceremonia e celebrimit apo shërbimi funeral. Ka disa tradita shumë të mira shqiptare që ne shkojmë e bëjmë për njëri-tjetrin, shkojmë në ceremoni të tilla. Duke qenë të një situate emergjente të një higjiene maksimale që kërkohet në raste të tilla, zakonet e dhënies së dorës në tubime të mëdha, kur ngushëllojmë dikë, do të duhet të gjejmë mënyra alternativa për të ngushëlluar. Shërbimet funerale të këshillojnë familjarët se nuk është momenti për të dhënë shtrëngimin e dorës, për t’i shtyrë këto rituale. Dua që kemi një informacion publik për këto çështje. Nuk duam që nga një fatkeqësi të ketë të tjera, po pa shkaktuar probleme të tjera sidomos kur kemi grumbullime me 300 e 400 njerëz”, tha Veliaj.

Jo prani e tepërt e familjarëve në celebrime

Gjithashtu bëri të ditur se sa i përket ceremonive të celebrimeve u ka kërkuar 27 njësive administrative që përveç pranisë së çiftit që duhen të celebrohen me dëshmitarët e tyre, çdo prani e tepërt e familjarëve e dasmorëve të jetë për një moment tjetër. Ndërsa hodhi idenë e reduktimit të mbledhjes së besimtarëve në kultet fetare, duke propozuar që ritet fetare të realizohen online. “Do të kemi një tur me nënkryetarët e bashkisë për të kërkuar një lloj kufizimi apo një lloj tjetër të ushtrimit të riteve fetare”, theksoi Veliaj.

Ndërsa ka bërë të ditur se punonjës e bashkisë do të punojë në mënyrë të reduktuar, duke ftuar edhe institucionet private të ndjekim një procedurë të tillë.

Gjoba abuzuesve me çmimet

Veliaj paralajmërimi të fortë ndaj abuzuesve të çmimit të supermarketeve. “Do jeni të pamëshirshëm me gjoba dhe procedim penal për këdo pronar biznesesh, supermakete dyqane ushqimore që abuzojnë me çmimet. Nuk do tolerojmë më një qytet hienash, rrëzohemi bashkë, por bashkë do ngrihemi”, tha Veliaj.