Sport Vendoset se ku do të mbahen Euro 2028 dhe Euro 2032

Vendoset se ku do të mbahen Euro 2028 dhe Euro 2032

Euro 2028 do të zhvillohet në Angli, Irlandë të Veriut, Republikën e Irlandës, Skoci dhe Uells. Është ky vendimi më i fundit i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s sipas BBC.

Siç shkruajnë mediat britanike, kjo ishte kandidatura e fundit e mbetur, kështu që nuk është aspak surprizë.

Ndërkohë Euro 2032 do të mbahet në Itali dhe Turqi. Të dyja shtetet kandiduan së bashku për të drejtën e Europianit.

Ceremonia për zbulimin e vendeve mikpritëse të Europianit u zhvillua në Nion të Zvicrës, aty ku UEFA ka selinë qendrore.

Kujtojmë që Euro 2024 do të zhvillohet në Gjermani. Ende pa u vendosur skuadrat që do të marrin pjesë, UEFA ka nxjerrë në shitje rreth 1.2 milionë bileta.