Bota “Raz dhe Aviv u rrëmbyen nga shtëpia e gjyshes, terroristët e Hamas...

“Raz dhe Aviv u rrëmbyen nga shtëpia e gjyshes, terroristët e Hamas i futën në kamion”

5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv të marra peng nga Hamas

“Izraeli është në luftë pasi militantët e Hamasit nisën një sulm shkatërrues”, kështu ka deklaruar kryeministri Benjamin Nentayahu duke se ditët vijuese do të jenë të vështira.

Hamasi, grupi militant palestinez që ‘sundon’ Rripin e Gazës, nisi një sulm të gjerë të shumëfishtë kundër Izraelit të shtunën. Mijëra raketa u hodhën nga Gaza ndërsa militantët depërtuan në komunitetet izraelite, duke masakruar qindra dhe rrëmbyer rreth 150 pengje.

Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore si hakmarrje dhe ka vendosur një “rrethim të plotë” në Rripin e Gazës, duke ndërprerë energjinë elektrike, ushqimin, ujin dhe gazin për 2.3 milionë banorë.

Nga ana tjetër, Hamasi ka paralajmëruar se do fillojë të transmetojë video të ekzekutimit të pengjeve nëse Izraeli merret me ‘civilët e pafajshëm’.

Qindra civilë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, besohet se janë marrë peng në Izrael nga Hamasi.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende detaje specifike në lidhje me numrin dhe identitetin e viktimave të rrëmbyera, megjithatë, një vlerësim paraprak i ndarë nga një zyrtar i lartë ushtarak thotë se janë 150 persona janë kapur.

Midis tyre janë 5-vjeçarja Raz dhe 3-vjeçarja Aviv. Prindërit e dy të miturave janë të shkatërruar.

Babai i tyre Yoni Asher thotë se i pa vajzat e tij në një video të terroristëve, duke shtuar se i kishin futur në një kamion, të rrethuar nga burra me armë në duar.

Ai ende s’ka kontakt as me gruan e tuj, Doron Asher Katz, 34 vjeç. Kjo e fundit ndodhej te shtëpia e prindërve në Izraelin Jugor. Nuk dihet nëse ajo është rrëmbyer apo vrarë.

“Ajo më tha se terroristët i kishin shkuar në shtëpi, telefoni u shkëput”, thotë Yoni.