Aktualitet Vrasja e Behar Sofisë, SPAK jep pretencën: 127 vite burg për 5...

Vrasja e Behar Sofisë, SPAK jep pretencën: 127 vite burg për 5 pjesëmarrësit në krim

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 5 personat e akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë në shkurt të 2021 në Tiranë.

Në pretencën e SPAK, kërkohet dënimi me nga 30 vite burg për 4 të pandehurit: Bujar Leza, Leonard Xhixha, Skënder Vathi, Xhuljano Visha.

Ndërsa për personin që kreu vrasjen, Ernejt Shytin 7 vite burg.

Ishte ky i fundit, tashmë me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë që ndihmoi hetuesit në zbërthimin e grupit të vrasësve, të cilët i kishin dhënë Shytit porosinë për vrasjen e Behar Sofisë kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh.

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë.