Aktualitet Vrau me grusht Armando Meshaun në Vlorë, dënohet me 3 vite burg...

Vrau me grusht Armando Meshaun në Vlorë, dënohet me 3 vite burg Rei Meta

Rei Meta, autori i vrasjes me grusht të Armando Meshaut, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg.

Autorit i është pranuar akuza “vrasje nga pakujdesia” neni 85, atë që kërkoi prokurori Arjan Xhaferraj, ndërkohë që është dënuar me 3 vite nga gjykatësja Dorina Stroka.

Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj dhe gjykatësja e dënoi me 3 vite.

Familjarët e Meshaut kanë kërkuar që ndaj tij të ishte vrasje me dashje, por kjo kërkesë është rrëzuar.

I pranishëm në sallë avokatët ishte dhe babai i Rei Metës.