Politika Xhaçka dënon sulmet në veri të Kosovës: Të hiqen barrikadat e vendosura...

Xhaçka dënon sulmet në veri të Kosovës: Të hiqen barrikadat e vendosura nga serbët

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri të Kosovës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaçka shkruan se barrikadat e vendosura nga serbët e Kosovës në veri duhet të hiqen menjëherë dhe të rikthehet qetësia në vend.

“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj EULEX dhe Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. U bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për të hequr menjëherë barrikada e vendosura nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, shkruan Xhaçka.