Aktualitet Yuri Kim mbështet SPAK: Ndiqni këtë linjë dhe qëndroni të palëkundur

Yuri Kim mbështet SPAK: Ndiqni këtë linjë dhe qëndroni të palëkundur

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim bëri një tjetër postim në rrjetet sociale në mbështetje të reformës në drejtësi dhe në veçanti të SPAK.

Yuri Kim mbështet punën e deritanishme të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe fton zyrtarët e këtij institucioni të vijojnë punën e tyre të rëndësishme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Hetimet dhe akuzat e deritanishme të ngritura nga SPAK janë inkurajuese, një shenjë se ky organizëm po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ndiqni këtë linjë dhe qëndroni të palëkundur. Vijoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është së bashku me popullin shqiptar në mbështetje të reformës në drejtësi”, shkruan Yuri Kim.