Bota Zbulohen vendet më të rrezikshme dhe ato më të sigurta për t’u...

Zbulohen vendet më të rrezikshme dhe ato më të sigurta për t’u vizituar në 2024-n

Një studim i ri ka renditur shtetet më të rrezikshme për të vizituar në 2024-n.

Sudani Jugor, Afganistani, Siria, Libia dhe Somalia konsiderohen si kombet më të rrezikshme në një hartë të 2024-s, të përpiluar nga International SOS.

Siç shkruan The Independent, harta e përvitshme merr në vlerësim disa faktorë për të informuar udhëtarët dhe bizneset për kërcënimet potenciale në shtetet nëpër botë.

Merr në vlerësim rreziqet mjekësore dhe ato të sigurisë, që reflektojnë impaktin e eventeve të tilla si konfliktet që vijojnë në Ukrainë dhe atë mes Izraelit dhe Hamasit.

Këtë vit, për herë të parë, harta përfshin gjithashtu vlerësime të bazuara në rrezikun e ndryshimeve klimatike, pasi International SOS pa një trend në rritje të alerteve që lidhen me ndryshimin e klimës teksa temperaturat globale në rritje rrisin rrezikun e shëndetit nëpër botë.

Për arsye sigurie, Ukraina, Siria, Iraku, Afganistani, Libia, Jemeni, Sudani Jugor, Republika Qendrore Afrikane dhe Somalia vlerësohen me nivelin më të lartë, “ekstrem”.

Vendet më të sigurta janë të gjitha në Europë: Islanda, Luksemburgu, Norvegjia, Zvicra dhe Danimarka.

Në kategorinë “mjekësore” vendet e etiketuara si me “rrezik shumë të lartë” janë Siria, Iraku, Afganistani, Jemeni, Koreja e Veriut, territoret Palestineze, Haiti, Libia, Nigeri, Burika Faso, Guinea, Sierra Leone, Liberia, Sudani, Sudani Jugor, Republika Qendrore Afrikane, Eritrea, Burundi, Somalia.

Vendet me “rrezik të lartë” kur vjen puna të ndryshimet klimatike përfshijnë, Sirinë, Irakun, Afganistanin, Jemenin, Çadin, Nigerin, Mali, Nigeria, Republika Qendrore Afrikane, Sudani Jugor, Etiopia, Somalia, Republika Demokratike e Kongos dhe Mozambiku.

5 vendet më të sigurta të 2024

Islanda

Luksemburg

Norvegji

Zvicër

Danimarkë

5 vendet më të rrezikshme të 2024

Sudani Jugor

Afganistan

Siri

Libi

Somali