Kryesore Zgjedhjet e 14 majit, grupimi Alibeaj ende pa vendim, diskuton sërish sot

Zgjedhjet e 14 majit, grupimi Alibeaj ende pa vendim, diskuton sërish sot

Grupimi tjetër në PD, ai i Enkelejd Alibeajt edhe pas mbledhjeve maratonë nuk arriti dot në një vendim përfundimtar për mënyrën se si do të futet në garën elektorale të 14 majit.

Debate pati mes anëtarëve të Kryesisë dhe Gazmend Bardhi, i cili kërkoi që të futen në zgjedhje vetëm me lista për këshillat bashkiakë dhe të dalin me kandidatë për kryebashkiakë vetëm në zonat ku mund të fitohet.

Mbledhja e djeshme u mbyll pa një vendim, por do të vijojë sërish ditën e sotme në orën në 18:00.

Të gjendur përballë presionit të kohës, pasi nesër në mesnatë skadon afati për regjistrim në KQZ, demokratët do duhet të marrin një vendim përfundimtar sot.

Deri më tani Enkelejd Alibeaj ka bërë publikë vetëm 17 kandidatë. Për Tiranën, dy emrat që janë propozuar nga kryesia janë Jonila Godole dhe Roland Bejko, por pritet për t’u parë nëse do kenë mbështetje e degëve.