Kryesore Zhurmë, tymuese dhe karrige të përmbysura, kaosi nuk i ndahet Kuvendit! Seanca...

Zhurmë, tymuese dhe karrige të përmbysura, kaosi nuk i ndahet Kuvendit! Seanca zgjat 17 minuta

Ka zgjatur rreth 17 minuta seanca e sotme plenare. Ashtu siç kishin deklaruar më herët deputetët e opozitës, mosbindja e tyre civile vijoi me të njëjtin skenar. Seanca nisi me tensione mes palëve politike.

Karrige të përmbysura aty ku duhet të jetë foltorja, prezencë e shtuar e Gardës së Republikës, tymuese dhe zërat e deputetëve të mazhorancës në sfond.

Është ky skenari që u përsëritet sërish në Kuvendin e Shqipërisë teksa opozita është zotuar që ta vijojë paralizimin e jetës parlamentare deri në respektimin, siç janë shprehur ata, e të drejtave të tyre kushtetuese.

Teksa deputetët e grupit të Rithemelimit qëndronin në këmbë duke ndezur tymuese, dhe transmetuar live në rrjetet e tyre sociale, ligjvënësit socialistë vijuan të marrin fjalën e tyre nga vendi, duke mos kursyer edhe kritikat për sjelljen e kolegëve të tyre.

Ndër të tjerë, Flamur Noka të cilit kryeparlamentarja Lindita Nikolla i komunikoi përjashtimin, u vuri flakën një sërë letrash që mbante në dorë.

E gjetur përballë kësaj, situate, kryetarja e Parlamentit njfotoi mbylljen e seancës, vetëm disa minuta pasi kishte nisur.