Kryesore 15 humbje jete nga COVID-19 dhe 801 raste të reja në Shqipëri

15 humbje jete nga COVID-19 dhe 801 raste të reja në Shqipëri

Ndërsa numri i infektimeve të reja është në rënie në krahasim me shifrat e ditëve të para të shkurtit, shqetësim mbeten rastet fatale.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar 801 raste të reja me Covid pas 3842 testimesh të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar: 479 raste në Tiranë, 100 në Durrës, 59 në Sarandë, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Fier, Elbasan, 15 në Kuçovë, 11 në Lushnje, nga 8 raste në Vlorë, Kamëz, nga 5 raste në Kukës, Kolonjë, nga 4 raste në Krujë, Korçë, Gjirokastër, Dibër, nga 3 raste në Tropojë, Përmet, Vau i Dejës, Vorë, nga 2 raste në Kurbin, Devoll, Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Librazhd, Pogradec, Delvinë, Tepelenë, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Skrapar, Patos, Cerrik, nga 1 rast në Pukë, Mat, Poliçan.

Po ashtu bëhet me dije se kanë humbur jetën dhe 15 pacientë, të cilët ishin të shtuar në spitalet Covid. Sipas ministrisë kanë humbur jetën: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, të moshave 43-91 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1058 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 58,794 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 558 pacientë, 38 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.