Aktualitet 19-vjeçari kapet me drogë në afërsi të një shkolle në Dibër

19-vjeçari kapet me drogë në afërsi të një shkolle në Dibër

Në kuadër të megaoperacionit policor antidrogë të koduar “Tempulli” është proceduar penalisht 19-vjeçari me iniciale F.Rr.

I riu u kap në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle në Dibër me një sasi të vogël narkotike të ndarë në doza.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.