Dua Lipa, ashtu si shumë personazhe të tjerë famshëm në mbarë botën, ka mbajtur qëndrimin e saj në lidhje me konfliktin Izrael-Palestinë. Por qëndrimi i artistes me origjinë shqiptare nuk i ka shpëtuar syrit të prestigjiozes amerikane “New York Times”. Në disa faqe të gazetës ajo akuzohet si antisemite.
Kjo akuzë shkon drejtpërdrejt për këngëtaren dhe modelet e njohura Bella dhe Gigi Hadid si “mega-ndikuese”, të cilat kanë “fyer shtetin hebre” dhe “kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik”.
Për shkak të këtij sulmi, Dua Lipa ka reaguar dhe ka sqaruar dhe një herë tjetër qëndrimet e saj.
“I hedh poshtë të gjitha pretendimet false që u publikuan sot në New York Times. Ky është çmimi që paguan kur mbron të drejtat e njerëzve në Palestinë kundër qeverisë së Izraelit, që veprimet e tyre në Palestinë, i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. E mbaj këtë qëndrim, sepse unë besoj se të gjithë, hebrenj, myslimanë dhe të krishterë, kanë të drejtën për të jetuar në paqe, si qytetarë të barabartë të një shteti që ata zgjedhin”, shkruan Dua Lipa në një postim.
Lipa është në një lidhje dashurie me Anwar Hadid, vëllai i vogël i motrave Hadid. Modelet e njohura kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre për Palestinën, atdheun e babait të tyre dhe kanë kritikuar Izraelin gjatë ofensivës kundër Palestinës në Gaza.